Deklarata e Presidentit në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit dhe 70 vjetorin e çlirimit të Auschwitz-Birkenau

Në dhjetë vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit dhe përvjetorit të 70 të çlirimit të Auschwitz-Birkenau, populli amerikan nderon gjashtë milion hebrej dhe miliona të tjerë të vrarë nga regjimi nazist. Ne gjithashtu nderojmë ata që i mbijetuan Shoah-së, ndërkohë që nuk harrojmë plagët që shumë të tjerë I kanë mbajtur me vete qysh atëherë.

Nderimi i viktimave dhe të mbijetuarve  fillon me rinjohjen tonë të vlerës dhe dinjitetit të çdo personi.  Kjo kërkon nga ne guximin për të mbrojtur të persekutuarit dhe të flasim hapur kundër fanatizmit dhe urrejtjes.  Sulmet e fundit terroriste në Paris shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme e detyrimit tonë për të dënuar dhe luftuar anti-semitizmin në rritje në të gjitha format e tij, duke përfshirë edhe mohimin apo trivalizimin e Holokaustit.Ky përvjetor është një mundësi për të reflektuar mbi përparimin që kemi bërë në përballjen me këtë kapitull të tmerrshëm në historinë njerëzore dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për t’i dhënë fund genocidit. Kam dërguar një delegacion presidencial për t’u bashkuar me presidentin polak Komorowski, popullin polak, delegacione zyrtare nga shumë kombe, dhe shumë të mbijetuar, në përkujtim e sotëm zyrtar në Poloni.

Si një anëtare themeluese e Aleancës Ndërkombëtare te Përkujtimit te Holokaustit, Shtetet e Bashkuara i bashkohen tridhjetë vendeve të tjera anëtare të Aleancës dhe partnerëve në përgjegjësinë e saj solemne per të mbështetur angazhimet e Deklaratës 2000 te Stokholmit. Ne përkujtojme të gjitha viktimat e Holokaustit, duke u zotuar per te mos harruar kurrë, dhe duke kujtuar fjalët e autorit dhe të mbijetuarit të Auschwitz Primo Levit: “Ndodhi, prandaj kjo mund të ndodhë përsëri. . . . Kjo mund të ndodhë kudo.”  Sot kemi ardhur së bashku dhe të gjithe angazhohemi, në emer të miliona shpirtrave të vrarë dhe të të gjithë të mbijetuarve, që ajo gjë kurrë nuk duhet të ndodhë përsëri.