Qytetarë Amerikanë shpesh kërkojnë ndihmë me mallrat e tyre personale që mbahen nga Dogana Shqiptare. Kjo zakonisht ndodh kur qytetari nuk është nëdijeni të ligjeve dhe rregulloreve të Shqipërisë nëlidhje me këtë. Ne kemi shumë pak autoritet për të ndihmuar me këto mosmarrëveshje. Ju lutemi vini re se qytetarët Amerikanë që udhëtojnë apo jetojnë në Shqipëri janë subjekt i ligjeve të këtij vendi. Pyetjet që përfshijnë interpretim të ligjit doganor Shqiptar duhen adresuar avokatëve në Shqipëri. Ne nuk mund t’ju rekomandojmë ndonjë avokat të veçantë, por ju mund të konaktoni një nga lista që ne kemi publikuar në faqen tonë të internetit. Ju mundet që t’i adresoni pyetjet tuaja edhe autoriteteve Shqiptare ose agjencive të tjera që merren me import/eksport në Shqipëri.
Burime Informacioni:
- Dogana Shqiptare: Informacion për Individët.
- Dogana Shqiptare: Informacion për Bizneset.
- Departamenti Amerikan i Shtetit: Doganat e Huaja dhe Kufizimet (informacioni këtu është në gjuhen Angleze).