Seksioni Konsullor
Seksioni konsullor u ofron shërbime si shtetasve shqiptarë dhe atyre amerikanë.
Njësia e Shërbimeve për Shtetasit Amerikanë ndihmon amerikanët me rinovimin e pasaportave, regjistrimin e amerikanëve që jetojnë në Shqipëri, certifikata lindjeje për fëmijët e shtetasve amerikanë të lindur në Shqipëri, regjistrimin e votuesve, formularët e tatimit mbi të ardhurat, shërbime noteriale, përfitime federale dhe shërbime emergjence.
Seksioni i vizave merret me aplikimet e shtetasve shqiptarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me viza të përkohshme, imigrante ose ato të llotarisë. Këto përfshijnë viza për turistët, bizneset, studentët dhe leje të përkohshme pune.