Ceremonia në Parlamentin e Shqipërisë Shënon Fillimin e Konferencës së 5-të Model të OKB-së

Ambasadori i SHBA Alexander A. Arvizu, Koordiantorja Rezidente e OKB Zineb Touimi-Benjelloun, Kyetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishin folësit kryesorë sot në ceremoninë e hapjes në sallën plenare të Parlamentit shqiptar të Konferencës së 5-të Model të OKB-së.  121 pjesëmarrës nxënës të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u inkurajuan që të punojnë për të kontribuar për një ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe njerëzimit nëpërmjet angazhimit aktiv në jetën publike, mendimit kritik dhe frymës së bashkëpunimit.

Konferenca Model e OKB-së do të mbahet këtë fundjavë në Chateau Linza në Tiranë. Gjatë tre ditëve, 14 skuadra të nxënësve të shkollave të mesme nga qytetete të ndryshme do të debatojnë mbi disa nga problemet më të vështira ndërkombëtare.  Delegatët do të përfaqësojnë Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francë, Kinën, Indonezinë, Libinë, Egjiptin, Korenë e Jugut, Venezuelën, Meksikën, Nigerinë, Turqinë, Sirinë dhe Izraelin.

Gjatë gjashtë muajve të fundit këta 121 nxënës, nën udhëheqjen e vullnetarëvë të Korpusit Amerikan të Paqes që shërbejnë në Shqipëri, kanë bërë kërkime dhe debatuar mbi krizat në Siri, Çarmatimin dhe Zhvillimin Bërthamor, dhe të Drejtat e Migrantëve.  Aftësitë e tyre në negocim, debat, dhe prezantim do të testohen në hartimin e rezolutave për adresimin e këtyre çështjeve.

Ky projekt mundësohet falë një partneriteti midis Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Korpusit Amerikan të Paqes në Shqipëri, Zyra e Kombeve te Bashkuara ne Tirane, Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ambasadës së SHBA.

Për më shumë informacion vizitoni në Facebook www.facebook.com/AlbaniaMUN