Ne mund t’ju lëshojmë një leje transportimi nëse karta juaj jeshile (green card), formulari I-551, ose leja rihyrëse (reentry permit), formulari I-327, ka humbur, është vjedhur, ka skaduar, është dëmtuar, gjymtuar apo nuk e keni marrë me postë dhe nëse ju mbani akoma statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm. Ju duhet të paraqiteni personalisht për të aplikuar për një leje transportimi ashtu si shpjegohet më poshtë.
Procesi i Aplikimit
Nëse ju mbani akoma statusin tuaj të banorit të përhershën të ligjshëm (jo më shumë se një vit jashtë SHBA), Ambasada e SHBA-së në Tiranë mund të lëshojë një leje transportimi në formën e një vize në pasaportën tuaj biometrike, e cila do t’ju lejojë të riktheheni në SHBA. Në mënyrë që Ambasada t’ju lëshojë këtë leje, një zyrtar konsullor duhet t’ju intervistojë personalisht.
Për të aplikuar për një leje transportimi:
Ju lutemi dërgoni një mesazh me postë elektronike (email) në adresën acstirana@state.gov, me informacionin e mëposhtëm dhe me shpjegimin se për çfarë po kërkoni leje transportimi:
- Emrin tuaj të plotë:
- Datëlindjen:
- Numrin e Emigracionit (A number):
- Numrin e Telefonit:
- Numrin e Pasaportës:
- Data e fundit kur keni dalë nga SHBA:
(Shënim: nëse ka kaluar më shumë se një vit nga hera e fundit që keni dalë nga SHBA, ju nuk mund të kërkoni leje transportimi. Ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit “Banorët që Rikthehen” për të mësuar më shumë.) - Data kur keni planifikuar të udhëtoni në SHBA:
- Shpjegimi/Arsyeja e Kërkesës:
Ne do t’ju caktojmë një datë takimi dhe do t’ju njoftojmë me anë të email.
Dokumentacioni i Kërkuar
Në ditën e takimit ju duhet të paraqesni dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formulari I-131A:
Ju lutemi plotësoni dhe printoni Formularin I-131A (Aplikim për një Dokument Udhëtimi. Ne duhet ta kemi këtë dokument në dosjet tona – nuk do t’ju kthehet mbrapsht. - 575 Dollarë: Fatura e Pagesës së Aplikimit:
Ju duhet të paguani një tarifë me kartë duke përdorur Sistemin e Pagesave në Internet të Zyrës së Emigracionit (USCIS). Kjo pagesë nuk është e rimbursueshme nga USCIS, pavarësisht nga rezultati i aplikimit. Ju lutemi printoni dhe paraqesni faturën për pagesën që keni bërë në internet si dëshmi të pagesës. - Formulari I-90:
Nuk është e nevojshme të paraqesni Formularin I-90 (Aplikim për të Zëvendësuar Kartën e Banorit të Përhershëm), por ju sugjerojmë që ta plotësoni dhe printoni, sepse do t’ju duhet që të aplikoni menjëherë për të zëvendësuar kartën sapo të hyni në Shtetet e Bashkuara. Nëse e paraqesni, do ju’a kthejmë përsëri. - Pasaportën Tuaj të Vlefshme:
Leja e transportimit mund të vendoset vetëm në pasaportë të vlefshme. Nëse nuk keni pasaportë të vlefshme, ju mund të aplikoni për një të tillë nëpërmjet Zyrave të Gjendjes Civile ku keni të dhënat tuaja personale në Shqipëri; - Pasaportën Tuaj të Mëparshme, nëse e keni:
Nëse keni përdorur pasaportë tjetër për të dalë nga Shtetet e Bashkuara dhe keni hyrë në Shqipëri, ju lutemi silleni edhe atë; - Kartën Jeshile (I-551 “Green Card”), nëse e keni:
Nëse karta jeshile “green card” ka skaduar, silleni me vete së bashku me një fotokopje të sajën; - Raportin e Policisë për Humbjen/Vjedhjen:
Zakonisht çdo dokument identiteti që humbet apo vidhet duhet raportuar në policinë e vendit ku banoni ose aty ku mendoni se ju ka ndodhur ngjarja. Nëse karta juaj jeshile “green card” ju ka humbur apo vjedhur, ju lutemi sillni një vërtetim që e keni raportuar humbjen apo vjedhjen e saj në polici ku të shpjegohen rrethanat; - 1 Fotografi:
Sillni 1 fotografi me ngjyra, 5cm x 5cm, me sfond të bardhë. Për më shumë informacion mbi kërkesat e fotografive, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Shëmbuj të Fotografive.” - Dëshmi të Statusit Tuaj:
Ju lutemi sillni prova që ju NUK keni qenë më shumë se një vit jashtë Shteteve të Bashkuara (p.sh.; kartat e hyrjes në avion gjatë largimit nga SHBA, biletat e avioni që keni udhëtuar, etj.) Gjithashtu sillni edhe nga një fotokopje të çdo dokumenti që do të paraqesni. Nëse ju keni qëndruar më shumë se një vit jashtë SHBA, ose përtej periudhës së lejuar nga Leja e Rihyrjes, ju nuk mund të aplikoni për një leje transportimi. Ju mund të kualifikoheni dhe të aplikoni për një vizë SB-1 emigracioni me zyrën tonë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Banorëve që Kthehen” ose faqen tone të Internetit “Banorët që Kthehen.” - Dëshmi Shtesë:
Nëse ju keni status të kushtëzuar të banorit të ligjshëm, ju lutemi paraqesni Formularin I-797 (Njoftim të Marrjes) nga zyra e emigracionit në SHBA ku të tregohet se një peticion është dorëzuar për heqjen e këtij statusi.Shënim: Nëse ju nuk keni një njoftim të tillë dhe kanë kaluar dy vjet nga data e ligjshme e martesës tuaj, ne NUK mund të lëshojmë një leje transportimi.
E rëndësishme: Nëse aplikimi juaj miratohet leja e transportimit që do të vendoset në pasaportën tuaj do të jetë e vlefshme vetëm 1 muaj dhe me 1 hyrje për në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara brenda kësaj periudhe. Ju lutemi planifikoni biletën tuaj në përputhje me këtë rrethanë.