Vështrim i Përgjithshëm
Aplikimi për një Raport të Lindjes Jashtë SHBA-së (CRBA) duhet bërë përpara se fëmija të mbushë moshën 18 vjeç, dhe ne rekomandojmë që prindërit të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes së fëmijës.
Një CRBA nuk është dokument për të udhëtuar. Ne rekomandojmë që të aplikoni edhe për pasaportën Amerikane në të njëjtën kohë me aplikimin për CRBA. Edhe pse fëmija juaj mund të ketë pasaportë të një shteti tjetër, ai/ajo nuk mund të hyjë në SHBA pa pasportë Amerikane nëse ligjërisht përfiton nënshtetësinë Amerikane.
Pranueshmëria për një CRBA
Fëmijët e lindur jashtë SHBA-së nga një prind apo prindër qytetar Amerikanë (nën moshën 18 vjeç) mund të përfitojnë nënshtetësinë Amerikane nëse plotësohen kushtet e ligjit të nënshtetësisë. Më poshtë është një përshkrim i shkurtër i disa rrethanave në të cilat një fëmijë mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane. Për informacion të mëtejshëm ju lutemi përzgjidhni përshkrimin që ju përket familjes tuaj.
SHËNIM: Të gjitha periudhat e prezencës fizike në SHBA duhet të jenë përpara lindjes së fëmijës tuaj.
Fëmijët nën moshën 18 vjeç, të lindur nga qytetarë Amerikanë por që nuk përfitojnë nënshtetësinë Amerikane me lindje jashtë SHBA-së mund të kualifikohen në bazë të Aktit Amerikan të Nënshtetësisë së Fëmijëve të vitit 2000. Informacion i mëtejshëm është i mundur në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Nëse ju jeni mbi 18 vjeç dhe keni kërkesë për nënshtetësinë Amerikane, lexoni informacion në faqen tonë të internetit.
Fëmijë i lindur nga dy prindër qytetarë Amerikanë
Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga dy prindër qytetarë Amerikanë, brenda martesës, ka të drejtën e nënshtetësisë Amerikane, nëse njëri nga prindërit ka qënë banor i SHBA-së përpara lindjes së fëmijës. (Nuk ka rëndësi se sa ka qëndruar prindi në SHBA). SHËNIM: Nëse fëmija ka lindur jashtë martese, referohuni pikave të mëposhtme.
Fëmijë i lindur brenda martesës nga një prind qytetar Amerikan dhe nga një qytetar jo-Amerikan (në ose pas datës 14 nëntor 1986)
Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga një prind qytetar Amerikan dhe nga një prind jo-qytetar Amerikan të martuar mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane nëse prindi Amerikan ka qënë fizikisht i pranishëm në SHBA për të paktën 5 (pesë) vite, 2 (dy) nga të cilat pas moshës 14 vjeç.
Fëmijë i lindur jashtë martese nga një Nënë qytetare Amerikane
Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga një nënë qytetare Amerikane (e pa martuar në kohën kur ka lindur ky fëmijë) mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane nëse nëna ka qënë fizikisht e pranishme pa shkëputje për të paktën 365 ditë (1 vit të plotë) në SHBA në çdo kohë të jetës së saj përpara lindjes së fëmijës. (SHËNIM: Periudhat që mamaja ka qëndruar jashtë SHBA për shkak të punës me qeverinë Amerikane apo për shkak të impenjimit në Ushtrinë Amerikane nuk merren parasysh për këtë kategori).
Fëmijë i lindur jashtë martese me Baba qytetar Amerikan
Një fëmijë i lindur jashtë SHBA-së nga një baba qytetar Amerikan ( i pa martuar në kohë kur ky fëmijë ka lindur) mund të përfitojë nënshtetësinë Amerikane nëse ky i fundit ka qënë fizikisht i pranishëm në SHBA për të paktën 5 (pesë) vite, 2 (dy) nga të cilat pas moshës 14 vjeç. Në këtë kategori babai duhet të deklarojë me shkrim që është dakort të njohë atësinë a fëmijës dhe që do ta mbështesë fëmijën financiarisht derisa ai/ajo të arrijë moshën 18 vjeç.
Si të Aplikoni për një CRBA
Ambasada e SHBA-së ka rifilluar të ofrojë shumicën e shërbimeve për nënshtetasit Amerikanë, këtu përfshihen aplikimet dhe rinovimet e pasaportave, Raportet Konsullore të Lindjes Jashtë SHBA-së (CRBA) dhe shërbimet noteriale.
Ju mund të caktoni një takim duke ndjekur lidhjet mëposhtme. Për çështje më urgjente, ju lutemi na kontaktoni direkt në ACSTirana@state.gov.
Shënim: Informacioni i mëposhtëm është vetëm për aplikantët nën moshën 18 vjeç. Nëse ju jeni 18 vjeç e sipër dhe po përpiqeni të përfitoni nënshtetësinë Amerikane nga prindi Amerikan, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në faqen tonë të internetit “Pretendimi i Nënshtetësisë”.
Konfirmoni Nëse Qualifikoheni Për Të Aplikuar Për CRBA
Vizitoni Pranueshmëria për një CRBA, në faqen tonë për të konfirmuar nese fëmija juaj kualifikohet ose jo. Në varësi të rrethanave të lindjes, prindi Amerikan duhet të plotësojë disa kërkesa të caktuara të pranisë fizike në SHBA. Vini re se tarifat e aplikimit nuk kthehen nëse fëmija juaj nuk kualifikohet.
Lista e Dokumenteve për Aplikimin
Përgatisni dokumentat bazuar në Listën e Dokumentacionit (PDF 255 KB). Ju lutemi vendosni një [X] për secilin dokument që do të paraqesni. Vini re se për disa nga dokumentat e kërkuara ju duhet të sillni origjinalin së bashku me fotokopjen sipas udhëzimit. Dokumentat duhet të vendosen sipas rradhës së listës, me origjinalin në krye të fotokopjes.
Caktoni Takimin
Pasi të keni përgatitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar në listë, ju lutemi caktoni një takim sipas Kalendarit të Takimeve. Nuk pranohen aplikime pa caktuar një takim paraprakisht. Fëmija duhet të jetë i pranishëm gjatë intervistës së bashku me prindërit. Tarifa e aplikimit është 100 dollarë dhe paguhet ditën e takimit në konsullatë. Pagesa mund të kryhet me dollarë, me lekë, ose me kartë krediti.
Aplikimi për Pasaportë për Fëmijën
Shumica e prindërve zgjedhin të aplikojnë edhe për pasaportën e parë Amerikane për fëmijën e tyre në të njëjtën kohë me CRBA. Ju lutemi vini re se prindërit duhet të jenë prezent gjatë aplikimit për pasaportë (ose prindi që nuk mund të paraqitet duhet të plotësojë Formularin DS-3053 (PDF 41.23 KB)) për të dhënë pëlqimin e tij/saj për lëshimin e pasaportës). Udhëzimet për aplikimin ndodhen në listën e dokumentacionit.
Koha e Përpunimit të Aplikimit
CRBA prodhohet në SHBA. Zakonisht duhen rreth 15 ditë që nga dita e miratimit që ju ta merrni atë në dorë.
Pyetje
Nëse kërkoni informacion që nuk e gjeni në faqen tonë të internetit, ju lutemi na kontaktoni në adresën ACSTirana@state.gov.