Më 15 dhjetor, Ambasadori Donald Lu mori pjesë në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në faqen e Ambasadës në Facebook. Biseda u përqëndrua tek anti-korrupsioni dhe Ambasadori Lu diskutoi mbi përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe ndau me fansat mënyrat më të cilat ata mund të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
