Astronautja Amerikane viziton Shqipërinë

Nga datat 27-30 Shtator, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ftoi ish astronauten Marsha Ivins për të ndarë eksperiencën e saj me audiencën Shqiptare. Znj. Ivins, veterane e pesë misioneve në hapësirë , në 1990, 1992, 1994, 1997 dhe 2001 , ka kaluar më shumë se 55 ditë në hapësirë në misione të ndryshme si për të instaluar satelitë, për të kryer kërkime shkencore, apo për të vendosur lidhjet me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Astronautja Ivins pati shumë diskutime me nxënes të shkollave të mesme, universiteteve, me grupin e Grave Shqiptare në Shkencë si dhe me te rinj në Këndin Amerikan. Marsha ndau me audiencën sesi pasioni i saj ndërtoi një të arrdhme të bukur për të, emocionet kur shkëputej nga planeti Tokë, trajnimet paraprake të cilat duhet të kryejnë astronautët, përgatitjet e nevojshme, eksperimentet shkencore që ata kryenin kur ishin në misione, si dhe deri në çfazë ndodhen tani kërkimet. Të gjitha diskutimet e saj zgjuan shumë interes te të pranishmit e shumtë. Prezenca e saj dhe diskutimet interesante patën një mbulim të madh nga media e shkruar dhe ajo vizuale të cilat mbuluan aktivitetet e saj në Tiranë.