Aplikoni për Shtetësinë
Individët që kanë qenë Dokumentuar më parë si Shtetas Amerikan:
Nëse juve u është lëshuar më parë një nga dokumentet e mëposhtme, ju mund të filloni menjëherë kërkesën për pasaportën tuaj të parë Amerikane. Në qoftë se ju nuk posedoni cilindo prej këtyre dokumenteve, ju duhet të merrni një kopje të vërtetuar nga autoriteti lëshues.
- Një Certifikatë Amerikane Lindje – për kopje të vërtetuara, ju lutemi kontaktoni zyrën përkatëse të shtetit ku keni lindur në SHBA. Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore (në Anglisht) përmban listën zyrave të secilit shtet në lidhje me këtë qëllim;
- Një Raport Konsullor i Lindjes Jashtë Shtetit (Formulari FS-240) – për kopje të vërtetuara, ju lutemi kontaktoni Zëvendësimi apo Korigjimi i Raportit Konsullor të Lindjes Jashtë SHBA (në Anglisht);
- Një Vërtetim Lindje (Formulari FS-545 ose DS-1350);
- Një Vërtetim Amerikan të Shtetësisë – për një kopje të vërtetuar, ju lutemi kontaktoni Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit (në Anglisht);
- Një Certifikatë Amerikane Naturalizimi – për një kopje të certifikuar, ju lutemi kontaktoni Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit (në Anglisht);
- Një pasaportë Amerikane të prindit qytetar Amerikan në të cilën ju jeni i përfshirë – për një kopje të vërtetuar të të dhënave të pasaportës së prindit tuaj, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Shërbimeve të Pasaportave në Departamentin Amerikan të Shtetit (në Anglisht).
Sapo të keni një nga dokumentat e mësipërme, ju lutemi ndiqni udhëzimet tona për të aplikuar për pasaportën tuaj të parë në faqen tonë të Internetit “Pasaportat”.
Individët që nuk janë Dokumentuar Kurrë si Shtetas Amerikan:
Nëse ju keni lindur jashtë Shtatave të Bashkuara, dhe nuk jeni dokumentuar kurrë si një shtetas Amerikan, dhe jeni: