Legalizimi i Dokumentave Publike të Huaja (Apostile)
Që nga data 9 Maj 2004, Republika e Shqipërisë është palë në Konventën e Hagës për Heqjen e Legalizimit të Dokumenteve të Huaja Publike. Konventa heq kërkesën e legalizimit nga konsullatat apo përfaqësitë diplomatike të dokumenteve publike që lëshohen nga njëri vend i Konventës për t’u përdorur në vendin tjetër. Në vend të kësaj, zyrtarët në një juridiksion në të cilin dokumenti është lëshuar, lëshojnë edhe një certifikatë që quhet “apostile” në mënyrë që të bëjnë dokumentin të vlefshëm për përdorim ndërkombëtar.
Dokumentat Shqiptare që do të përdoren në SHBA
Nëse keni një dokument civil Shqiptar (certifikatë lindje, apo certifikatë martese, apo një vendim gjyqësor, etj.) i cili do të përdoret në Shtetet e Bashkuara, ju duhet t’a certifikoni atë me një vulë apostile nga Zyra e Legalizimeve të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për më shumë informacion se si të merrni një vulë apostile interesohuni me postën më të afërt ose kontaktoni Ambasadën Shqiptare të vendin ku keni rezidencën jashtë SHBA.
Dokumentat e SHBA që do të përdoren në Shqipëri
Nëse ju keni një dokument civil të lëshuar në SHBA (certifikatë lindje, apo certifikatë martese, apo një vendim gjykate, etj.) dhe që do të përdoret në Shqipëri, ju duhet t’a certifikoni atë më një vulë apostile nga autoriteti lëshues – që mund të jenë: Qeveria Federale (duke përfshirë edhe noterizimet e bëra nëpër Ambasada Amerikane nëpër botë), Gjykatat e SHBA, dhe Shtetet individuale të SHBA-së (duke përfshirë edhe dokumentat e ekzekutuara përpara një noteri Amerikan ose edhe dokumenta civile).
- Agjencitë Federale Ekzekutive dhe Ambasadat Amerikane nëpër Botë: Zyra e Legalizimeve në Departamentin Amerikan të Shtetit.
- Gjykatat Amerikane: Kontaktoni nëpunësit dhe zëvendës-nëpunësit e Gjykatave.
- Shtetet, Territoret dhe Juridiksionet e Tjera: Çdo shtet dhe juridiksion tjetër në Shtetet e Bashkuara ka procedurat e saj për lëshimin e vulës apostile. Shpesh kjo bëhet nëpërmjet Sekretarit të Departamentit të Shtetit të lëshimit të dokumentit, por mënyra më e mirë për të gjetur udhëzime specifike është të kërkoni në internet me fjalën “apostile [emri i shtetit/territorit]”.
Ju lutemi vini re se Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka autoritet të lëshojë vulën apostile.