Aplikoni në Laboratorin e Gazetarisë Investiguese

Je student i gazetarisë dhe dëshiron të ndihmoni në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese! Studentët e zgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetarinë investiguese dhe të pavarur do të marrin pjesë në një program udhëheqës dhe do të shkruajnë histori investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri. Do të ofrohen pajisje inovatore dhe trajnim gazetarie nga ekspertë nga Shqipëria dhe profesorë të shquar gazetarie nga Amerika. Ju mund të lexoni shkrimet e kaluara në faqen e Qendrës për Gazetari Cilësore.

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni sa mëposhtë në PASTirana@state.gov deri më 6 korrik 2018

 

Ju lutemi të shkruani një ese (300 fjalë ose më pak) në anglisht, mbi një nga temat e mëposhtme:

1 – Si mund të ndihmojë gazetaria e përgjegjshme në forcimin e demokracisë në Shqipëri?

2 – Përse është e rëndësishme që të kemi media informative që janë të pavarura nga ndikimi i qeverisë, politikës dhe interesave të biznesit?

3 – Si ndikon korrupsioni në qytetarët e zakonshëm?

Emri i Plotë, Datëlindja, Adresa, Universiteti, Viti, Dega, Numri i Telefonit, Adresa e Emailit.

Shembuj të punës tuaj (lidhje artikujsh në blogje, gazeta, projekte gazetarie, punime video ose audio).

Kritere

Në mënyrë që të kualifikoheni për programin, aplikuesit duhet të jenë:

–        Rezidentë në Shqipëri
–        Aktualisht të ndjekin studimet për gazetari ose degë të ngjashme në një universitet shqiptar
–        Të aftë të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën angleze