Ankandi Online i Ambasadës Amerikane

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë shet artikujt e tepërt (dy automjete, mobilje dhe pajisje shtëpiake, mobilje zyrash. pajisje kompjuterike dhe shumë artikuj të tjerë) nëpërmjet ankandit “online” në internet. Artikujt e tepërt do të shiten duke u bazuar në rregullat e përcaktuara nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.. Secili grup artikujsh do të ketë një numër të vecantë (numri i grupit), një përshkrim të detajuar, gjendjen aktuale, funksionalitetin si dhe nje sërë fotosh.

Artikujt e tepërt do të shiten nëpërmjet aplikacionit “online” të ankandit në internet në këtë faqe: Ankandi Online i Ambasadës Amerikane.

Për të lexuar Rregullat dhe Kushtet e ankandit, ju lutemi të klikoni këtu (PDF 230 KB).