Këndi i parë Amerikan në Shqipëri u hap në Tiranë në shkurt 2004. Këndi Amerikan Tirana ndodhet në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Kjo hapësirë shërben si një platformë e Ambasadës për të organizuar programe të ndryshme, si dhe konferenca dhe trajnime të posaçme.
Këndi Amerikan Tirana organizon programe të përditshme arsimore dhe kulturore për grup mosha të ndryshme. Ky Kënd gjithashtu ofron informacion për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane. Falë mbështetjes nga Specialistë të Gjuhës Angleze, Alumni, stafit të ambasadës dhe vullnetarëve, Këndi ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.
Aktivitete të tjera në Kënd kemi: Klasat e Teknologjisë dhe Inovacionit, Prezantimet/trajnimet/diskutimet/orët e bisedave (me folësit e Ambasadës, Specialistë të Gjuhës Angleze dhe vullnetarë); Klubet (Klubi i Leximit, Klubi i Fëmijëve, Klubi i Dramës, Klubi i Librit); Shfaqje filmi/ora e filmit, ekspozitë posterash; dhe aktivitete për festat amerikane dhe shqiptare.
Këndi ka dy koordinatorë dhe është i hapur nga e hëna deri të premten nga ora 8:00 deri në orën 20:00 dhe të shtunën nga ora 8:00 deri në orën 14:00, duke përfshirë festat lokale.