Këndi Amerikan Kukës ndodhet në Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina” në Kukës. I hapur në vitin 2006 Këndi Amerikan mbulon një audiencë të gjerë në veri të Shqipërisë, jo vetëm me mesazhe të rëndësishme të politikës së Shteteve të Bashkuara, por edhe me materiale dhe programe që trajtojnë një sërë temash mbi politikën e jashtme amerikane, shoqërisë, politikës dhe kulturës amerikane.
Këndi Amerikan Kukës organizon programe të përditshme arsimore dhe kulturore për grup mosha të ndryshme. Ky Kënd gjithashtu ofron informacion për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane. Falë mbështetjes nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes, liderat e rinj, aktivistët e shoqërisë civile dhe vullnetarëve, Këndi ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.
AC Kukes ka një partneritet të ngushtë me Qendrën për Progres Rinor. Ata organizojnë aktivitete të ndryshme mbi pjesëmarrjen qytetare dhe angazhimin e të rinjve për të përmirësuar komunitetin e tyre dhe për të promovuar vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Këndi ka një koordinatore dhe është i hapur nga e hëna deri të premten nga ora 8:00 deri në orën 16:00.