Ambasadori Lu Takohet me Kryeinspektorin e ILDKPKI-isë

Ambasadori Lu u takua sot me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave (ILDKPKI), Z. Shkëlqim Ganaj. Procesi i Deklarimit të Pasurive është një prej mjeteve më të fuqishme për të pikasur dhe parandaluar sjellje korruptive dhe penale tek zyrtarët publikë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë misionin e ILDKPKI dhe pret që kur ILDKPKI bën kallëzime penale, prokurorët dhe gjykatat t’i marrin këto kallëzime seriozisht, edhe nëse ato përfshijnë anëtarë të parlamentit, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë zyrtarë të lartë. Ky institucion ka një rol kyç për të luajtur në luftën kundër korrupsionit – një luftë që është thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj demokratik.