Ambasadori Lu Nderon Kandidaten për Çmimin e Grave Kurajoze Liljana Luani

Më 24 mars, Ambasadori Lu organizoi një pritje për nder të Zonjës Liljana Luani, e nominuar për Çmimin e Grave Kurajoze nga Sekretari i Shtetit për Gratë Ndërkombëtare të vitit 2017. Ky çmim nderon gratë nga e gjithë bota të cilat kanë treguar kurajo të jashtëzakonshme dhe udhëheqje në mbrojtjen për të drejtat e njeriut, barazinë e grave dhe përparimin shoqëror, shpesh në rrezik të madh për jetën e tyre. Për më shumë se dhjetë vjet, Znj. Luani i ka dhënë shpresë brezit të ardhshëm të Shqipërisë duke edukuar dhe arsimuar fëmijë të cilët janë viktima të gjakmarrjes.  Gratë të cilat e kanë marrë këtë cmim më parë, anëtaret e grupit të ambasades për fuqizimin e grave, përfaqësues të qeverisë, si dhe aktiviste të tjera ishin të pranishme për të festuar punën dhe përkushtimin e Zonjës Luani për komunitetin e saj.