Ambasadori Lu Merr Pjesë në Forumin e Akademisë Politike Rinore në Korçë

Ambasadori Donald Lu ndjek Akademinë Politike Rinore në Korçë, me pjesëmarrjen e anëtarëve të forumeve rinore të partive politike dhe aktivistëve të rinj lokal. Aktiviteti është njëri prej serisë së akademive politike rajonale të organizuara nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, si pjesë e projektit të tyre të mbështetur nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës së ShBA, e cili inkurajon pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhjet lokale, dhe rrit dialogun dhe debatin mes anëtarëve të forumeve rinore politike. Gjatë aktivitetit Ambasadori Lu theksoi rëndësinë e votimit nga të rinjtë: “Ky është një vend ku të rinjtë zotërojnë fuqinë – fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe fuqinë për ta ndryshuar të gjithë sistemin politik. Ju keni fuqinë të refuzoni politikanët kriminelë, blerjen e votës dhe reteorikën politike inatçore. Por, ju e keni këtë fuqi vetëm nëse votoni.” Duke vënë në dukje rëndësinë e pjesmarrjes Ambasadori tha se “ka një shprehje që e përdorim në Amerikë: ‘Nëse nuk voton, mos u anko’. Të gjithëve na pëlqen të ankohemi për udhëheqësit tanë. Ju keni fuqinë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Mos i shisni votat tuaja. Mos dëgjoni reteorikën politike inatçore. Dhe më e rëndësishmja, ditën e votimit, mos qëndroni në shtëpi. Votoni!”