Ambasadori Lu mbi Vdekjen e Arqipeshkvit Rrok Mirdita

“Sot, i dhamë lamtumirën e fundit një miku të madh të Shqipërisë, arqipeshkvit Rrok Mirdita. Monsinjor Mirdita shërbeu besnikërisht për 23 vjet si Arqipeshkvi Katolik i Tiranës dhe i Durrësit. Ai u lind në Malin e Zi, por ishte një amerikan krenar dhe shërbeu pjesën më të madhe të jetës së tij si një prift i dashur në Bronks dhe Uestcester, Nju Jork. Ishte ideja e tij për të ndërtuar katedralen e Shën Palit në Tiranë, të cilën e ideoi në një formë unike trekëndëshi që përfaqësonte bashkëjetesën paqësore të islamit, krishtërimit ortodoks dhe katolicizmit në Shqipëri. Miku ynë, Monsinjor Rrok Mirdita do të na mungojë, por ne e falenderojmë atë për shërbimin e përkushtuar që tregoi gjatë gjithë jetës së tij.”