Ambasadori Lu flet në Konferencën vjetore të Sigurisë

Më 27 maj, Ambasadori Lu së bashku me Ministrin e Brendshëm Tahiri folën në konferencën vjetore të sigurisë “Radikalizmi Fetar dhe Ekstremizmi, si një Kërcënim i Sigurisë: Rasti i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare me mbështetjen e Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s. Në fjalën e tij Ambasadori Lu vuri në dukje se “… Unë ndaj të njejtën ëndërr të Shqipërisë për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe. ISIS dhe grupe të tjera ekstremiste kërcënojnë këtë ëndërr. Ne nuk duhet të vonohemi të ngrihemi në lartësinë e përmbushjes së kësaj sfide. Dhe ne nuk mund t’ia lëmë këtë punë brezit të fëmijëve tanë.”