Ambasadori Donald Lu viziton Qytetin e Kukësit

Më 27 tetor, Ambasadori Donald Lu vizitoi qytetin e Kukësit. Ai u takua me Kryetarin e Bashkisë Bashkim Shehu si dhe vizitoi Këndin Amerikan. Aty ai u takua me nxënës dhe mësoi më shumë mbi programet e shkëlqyera të Këndit, si Klubi i Ambasadorëve të Natyrës, Klubi Artistik, Klubi i Librit dhe Klubi i Fëmijëve. Ambasadori iu përgjigj pyetjeve të nxënësve mbi përvojën e tij si vullnetar i Korpusit të Paqes, dhe si Ambasador. Vizita përfundoi me një foto në grup, si dhe disa autoportrete gazmore.