Ambasadori Donald Lu takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri

Më 20 janar, Ambasadori Donald Lu u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Gjatë takimit, Ambasadori dhe Ministri Tahiri vlerësuan lidhjet e ngushta dhe të hershme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Një nga prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara është mbështetja për reformat dhe politikat që rrisin integrimin e Shqipërisë në institucionet europiane dhe euro-atlantike, dhe Ambasadori e siguroi Ministrin për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ndihmës për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që ato të japin kontributin e tyre maksimal për këtë qëllim. Ambasadori përgëzoi Ministrin për përpjekjet e tij, si dhe të personelit të Ministrisë dhe Policisë së Shtetit në përpjekjet e qëndrueshme gjatë vitit të shkuar në luftën kundër narkotikëve. Ambasadori Lu theksoi rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe e siguroi Ministrin për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë. Të dy ranë dakord se shpërbërja dhe eliminimi i ndikimit të krimit të organizuar në Shqipëri është jetike për të ardhmen demokratike të vendit.