Ambasadori Donald Lu takohet me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Me 14 janar, Ambasadori Donald Lu zhvilloi takimin e tij të parë me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Të dy ranë dakord se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe të qëndrueshme, dhe shprehën dëshirën e përbashkët që kjo miqësi të bëhet akoma më e fortë. Gjatë takimit, të dy diskutuan një sërë çështjesh kritike, për të cilat vendet tona punojnë krah për krah për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin, si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë. Ambasadori Lu e siguroi Ministrin për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë ndaj sfidave kryesore ndërkombëtare, siç është kontributi i saj me vlerë në koalicionin global për të luftuar ISIL. Ambasadori Lu falenderoi Shqipërinë edhe për rolin e saj konstruktiv në përparimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.