Ambasadori Donald Lu takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta

Me 14 janar, Ambasadori Donald Lu u takua me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Gjatë takimit ata pohuan miqësinë e gjatë dhe historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mundësitë për thellimin e kësaj marrëdhënieje. Ambasadori përçoi vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë si një aleate e NATO-s, kontributin e rëndësishëm në misionin tonë të përbashkët në Afganistan, dhe ndihmesën në luftën ndaj ISIL dhe terrorizmit. Ambasadori pret me interes nisjen e seancave Parlamentare për këtë vit dhe përkrah dialogun dhe bashkëpunimin midis shumicës qeverisëse dhe opozitës gjatë zbatimit të rezolutës së 24 dhjetorit.