Ambasadori Donald Lu takohet me Kryeministrin Edi Rama

Me 22 Janar, Ambasadori Donald Lu u takua me Kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit të tyre, ata konfirmuan miqësinë e gjatë dhe historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vunë theksin në vlerat e përbashkëta që ndajmë së bashku. Gjatë takimit, të dy diskutuan një sërë çështjesh kritike, për të cilat vendet tona punojnë krah për krah për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin, si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë. Ambasadori Lu e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit në BE, dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë ndaj sfidave kryesore ndërkombëtare, siç janë kontributet e saj me vlerë për koalicionin global për t’iu kundërvënë ISIL.