Ambasadori Arvizu Merr Pjesë në Tryezën e Rrumbullakët në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë

Sot, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Z. Aleksandër Arvizu dhe Ministri i Shëndetësisë Z. Vangjel Tavo, përshendetën pjesmarrësit në tavolinën e rrumbullakët, mbajtur në ambjentet e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Drejtori i Spitalit, Z. Halim Kosova, prezantoi rezultatet e një studimi për kënaqësinë e pacientit të kryer në një periudhe dy vjeçare. Me mbështetje të projektit të USAID “Mbështetje Reformës në Shëndetësi”, spitali po punon për vendosjen e pacientit në qendër.

Nëpërmjet një pyetësori të thjeshtë, pacienti po bëhet një partner aktiv në punën e përditshme të spitalit. Bazuar në opinionin e pacientëve do të bëhen për të përmirësuar përformancën, për të rritur transparencën dhe për të forcuar funksionet e spitalit. Sipas Dr. Kosova, vlerësimi përfaqëson një hap përpara në procesin e demokratizimit të sistemit shëndetësor. Ai i ftoi pacientët të Veprojnë TANI! për të mbështetur përmirësimet në kujdesin e nënës dhe fëmijës në maternitetin “Mbretësha Geraldinë”

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Drejtor i Misionit të USAID në SHqipëri Z. Jim Barnhart, si dhe përfaqësues nga institucionet kryesore dhe organizatat profesionale: Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, Urdhëri i Mjekëve, Drejtues të Spitaleve Rajonale: Durrës, Lezhë, Korçë, Fier, Berat, Kukës.

Projekti MRSh është në vitin e tretë të zbatimit dhe po ofron asistencë teknike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe tre spitale publike pilote, në zhvillimin e reformave në kujdesin shëndetësor në Shqipëri.