Ambasadori Alexander A. Arvizu Viziton Organizata të Shoqërisë Civile

Gjatë një udhëtimi në 24 janar në Korçë, Ambasadori Arvizu dhe Zyrtarja e Çështjeve Publike Valerie O’Brien vizituan Agjensinë e Zhvillimit Rajonal të Korçës (AZHR), një përfitues i suksesshëm i Programit të Granteve të  Komisioni për Demokraci. Drejtoresha  e Organizatës së Menaxhimit të Destinacionit (DMO)-një tjetër përfitues i suksesshëm i Programit të Granteve të Komisionit për Demokraci dhe të USAID – iu bashkua stafit të ARZH-së në këtë takim. Drejtorët e të dy organizatave ARZH dhe DMO informuan Ambasadorin mbi sfidat dhe përpjekjet e OJQ-ve në zhvillimin e rajonit të Korçës. Ata vunë në dukje nismat e tyre të suksesshme të lidhura me zhvillimin e biznesit dhe të turizmit, anti-korrupsionin dhe mirëqeverisjen, si dhe pjesëmarrjen e komunitetit për një sistem arsimor më të mirë në rajonin e tyre.  Ata gjithashtu shprehën mirënjohjen e tyre të jashtëzakonshme  për Ambasadorin dhe Ambasadën e SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme dhe të plotë të dhënë për organizatat e tyre gjatë viteve të fundit. Takimi gjithashtu përfshiu edhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe opinioneve mbi rëndësinë e reformës së fundit administrative territoriale.