Ambasada Tirana mbështet një varg të plotë aktivitetesh të Ditës Ndërkombëtare të Romëve

Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe si pjesë e serisë së aktiviteteve të javës Rome, ambasada e SHBA në Tiranë, përmes Zyrës së saj për Marrëdhënie me Publikun dhe të një projekti të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)  të financuar nga Komisioni  për Demokraci,  ndihmoi dhe mbështeti organizimin e Flash – Mob “Unë jam Rom – Unë jam një qytetar shqiptar”, me pjesëmarrjen e 100 të rinjve romëve dhe jo-romë në sheshin kryesor të Tiranës . Aktiviteti ishte një apel për përfshirje dhe tolerancë, dhe një festë e diversitetit kulturor. Flash-Mob-i u pasua nga një sesion i hapur në parlamentin shqiptar, ku të rinjtë romë paraqitën rekomandimet e tyre për përmirësimin e punësimit , strehimit , dhe arsimimit të komunitetit rom . Festimet u mbyllën me përurimin e ekspozitës “Vendi im” nga një artist i ri rom, e ndjekur nga një koncert i muzikantëve të rinj romë . Ne këto aktivitete morrën pjesë ministrja e Kulturës, si dhe ai i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, të cilët folën në lidhje me nevojën për më shumë përfshirje.  Duke folur në keto aktivitete, i ngarkuari me punë Henry Jardine tha: “Ndërsa përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, le të riafirmojnë angazhimet tona për të vazhduar çuarjen përpara të tolerancës, pluralizmit dhe diversitetit, dhe të drejtat e komuniteteve të pakicës Rome.”