Ambasada e SHBA Financon Rinovimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Mjedë

Në 15 Korrik Zëvendës Shefi i Misionit të SHBA David Muniz, Gjeneral Brigade i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Michael L. Cunniff, Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, Atasheu Ushtarak i SHBA, Kapiten Lejtnant i Dytë Samuel Wartell, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes N/Kol Johnston, dhe Majori Richard Karcher, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve Bilaterale iu bashkuan autoriteteve vendase në ceremoninë e përurimit të rinovimit të pjesshëm të shkollës së Mesme te Bashkuar në Mjedë. Rinovimi i shkollës u bë i mundur nëpërmjet fondeve të Ndihmës Humanitare të Zyrës të Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Komandën Amerikane për Europën.

Ushtarakët e Gardës Kombëtare Ajrore të Nju Jorkut dhe Gardës Kombëtare Ajrore të Nju Xhersit së bashku me Batalionin e Xhenjos dhe Batalionin e Parë të Këmbësorisë shqiptare punuan krah për krah për të rinovuar tualetet, zëvendësuar dyert dhe dritaret, lyerjen e ndërtesës, riparimin e çatisë dhe përmirësimin e oborrit të shkollës. Ushtarakëve amerikane iu caktua detyra për të dhënë mbështetje  inxhinjerike dhe ndërtimi për shkollën e mesme të bashkuar të Mjedës në kohën kur ata janë të dislokuar jashtë SHBA-së.

Mjediset e përmirësuara arsimore do t’u mundësojnë 391 nxënësve dhe 30 mësuesve të kësaj shkolle të kenë kushte më të mira për të mësuar. Programi i Ndihmave Humanitare mundësoi $50,000 për realizimin e këtij projekti.

Ky projekt përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Komandës Amerikane për Europën të punojë së bashku me Republikën e Shqipërisë.