Ambasada e SHBA Financon Rinovimin e Qendrës së Zhvillimit të Personave 
me Aftësi të Kufizuara

Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe Nënkolonel Robert Johnston, Shef i Zyrës të Bashkëpunimit të Mbrojtjes iu bashkuan autoriteteve vendore të Shkodrës në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara, rinovuar rishtazi. Rinovimi i qendrës u bë i mundur nëpërmjet fondeve të Programit për Ndihmë Humanitare të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Programi ofroi afërsisht 407 mijë dollarë për rinovimin e qendrës. Ky projekt përfshin ndërtimin e një ashensori, përmirësimin e sistemit hidraulik dhe elektrik, instalimin e sitemit të ngrohjes qendrore, blerjen e makinave larëse dhe tharëse, riparimin e fasadës së ndërtesës.

Mjediset e përmirësuara dhe më të sigurta arsimore do të bëjnë të mundur që 93 personat me aftësi të kufizuara të regjistruar pranë kësaj qendre të kenë mundësi më të mira jetese dhe shkollimi. Ky projekt u mundëson atyre shërbime efikase rehabilitimi për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe nxit integrimin e tyre në shoqëri.

Ambasadori Lu tha gjatë fjalës së tij: “Një nga presidentët më të mëdhenj amerikanë, Franklin Roosevelt, i komandoi forcat amerikane në Luftën e Dytë Botërore nga karrigja me rrota. Një nga muzikantët tanë më të mëdhenj, Ray Charles, ka qenë i verbër që nga fëmijëria. Shkencëtari më i madh i të gjithë kohërave, Albert Einstein, vuante nga një aftësi e kufizuar për të mësuar. Njerëzit me aftësi të kufizuara mund të bëjnë gjithçka.  Jemi krenarë që punojmë në një vend i cili u kushton shumë vëmendje të drejtave dhe mundësive për personat me aftësi të kufizuara.”