Ambasada e Sh.B.A-ve mbështet ecjen e pestë vjetore ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Më 27 tetor, Ambasadori Lu iu bashkua pjesëmarrësve të shumtë dhe pjestarëve të komunitetit të Ambasadës në ecjen e pestë vjetore ” Ecja Ndërgjegjësuese për Kancerin e Gjirit “, organizuar nga Shoqata Kristiane e Grave të Reja të Shqipërisë (YWCA). Aktiviteti u mbështet nga Ambasada Amerikane, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik , Bashkia e Tiranës, biznese lokale, dhe media.  Në këtë aktivitet Ambasadorit Lu iu bashkuan Ministri i Shëndetësisë Beqja , Përfaqësuesja Rezidente e UNDP Benjelloun, një e mbijetuar, dhe përfaqësueset e YWCA . Performanca dhe mesazhet e përzemërta të tre këngëtarëve të mirënjohur  krijuan një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të gëzuar, ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë ishte gjithashtu e mire përfaqësuar në këtë ecje nga ministret dhe zëvendës-ministret femra.  Duke iu drejtuar pjesëmarrësve , Ambasadori Lu theksoi rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe mënyrës së shëndetshme te jetesës për parandalimin dhe trajtimin e suksesshëm të kancerit të gjirit.  Ecja, e nisur pesë vjet më parë nga ambasada, dhe e rritur së tepërmi që nga fillimi i saj, përmbylli fushatën njëmujore sensibilizuese dhe edukuese organizuar nga YWCA-Shqipëri, gjate së cilës një autoambulancë iu ofroi kontrolle mjeksore falas grave dhe vajzave të rrethinave të Tiranës.