Ambasada Amerikane Përkujton dhe Nderon “Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit”

Si pjesë e programit të Folësit të Ambasadës, Zyrtari për Cështjet Politike Nathan Haft ishte i ftuar së bashku me dy përfaqësues të komunitetit fetar në Shqipëri në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Z. Haft foli për Ditën Përkujtimore të Holokaustit, si një ditë për të përkujtuar të gjithë viktimat e Holokaustit dhe se kjo ishte periudha më tragjike, më e tmerrshme që njerëzimi ka përjetuar. Haft ndau me studentët edhe mendime e ndjenja personale dhe nënvizoi se ajo që ndodhi gjatë Holokaustit është një paralajmërim që çdo shoqëri mund të zgjedhi të eci përpara apo të kthehet mbrapa dhe se ndërgjegjësimi që nuk pasohet me veprime, nuk ndryshon asgjë. Don Henry, përfaqësues i Kishës Katolike me një eksperiencë 20 vjeçare në Shqipëri, foli për rëndësinë e tolerancës dhe theksoi se sa e rëndësishme është t’i themi Jo urrejtjes dhe jotolerancës. Z. Aga, Zv. Kryetar i Komunitetit Mysliman bëri një përmbledhje të harmonisë fetare dhe tolerancës në Shqipëri, duke theksuar faktin që çdo njeri duhet të japë kontributin e tij në shoqëri në mënyrë që njerëzit të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni.  Prezantimi nxiti shumë  diskutime nga studentët e pranishëm.