Ambasada Amerikane Organizon Konkursin e Gërmëzimit

Më 12 qershor, 60 nxënës nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Ambasadën Amerikane në Tiranë, për të konkuruar në të pestin edicion të konkursit vjetor Bleta Gërmëzuese. Pas një raundi praktike, nxënësit nisën të gërmëzojnë fjalët përpara një jurie amerikane me 3 pjestarë. Juria përbëhej nga Asistenti i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Brian Street, Shefi i Zyrës së Menaxhimit John Madden dhe Anne Cunningham, bashkëshortja e Ambasadorit Arvizu. Konkursi zgjati më shumë se 3 orë, pasi nxënësit ishin tepër të përgatitur dhe gërmëzonin shumë mirë, duke e detyruar jurinë që të përfundonin fjalët që kishin përgatitur dhe të kërkonin fjalë të reja nga niveli më i vështirë. Pas një gare energjike, fituese e çmimit të parë u shpall Serena Seranaj. Çmimi i dytë shkoi për Igli Manaj dhe i treti për Darla Hoxha. Tre anëtarët e jurisë i uruan nxënësit dhe u thanë që të vazhdojnë punën e madhe që kanë bërë në mësimin e gjuhës angleze. Të gjithë fëmijët morën çertifikata pjesmarrjeje ndërsa fituesit morën një përzgjedhje librash dhe fjalorësh. Aktiviteti përfundoi me foton tradicionale të fëmijëve dhe jurisë.