Ambasada Amerikane Dhuron Libra në Shkollën “Zenel Bastari”

Më 11 qershor, përfaqësues nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane në Tiranë udhëtuan për në Zall-Bastar, një fshat në një zonë të thellë të Tiranës. USAID kishte zgjedhur Zall-Bastarin për të shpërndarë 20 dhi “Alpine” për gratë e komunës, si pjesë e një projekti të USAID/Albania. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, nëpërmjet Zyrës së saj për Burimin e Informacionit, dhuroi për shkollën fillore “Zenel Bastari” një koleksion librash shkollorë, publikime të Zyrës Ndërkombëtare të Informacionit, si dhe CD me programe interaktive kompjuterike “Trace Effects” për mësimin e gjuhës angleze. Nxënësit dhe mësuesit ishin shumë mirënjohës për dhurimin e materialeve dhe falenderuan Ambasadorin dhe stafin e Ambasadës për dhuratat, të cilat jo vetëm do të ndërtojnë bibliotekën e shkollës, por do të përdoren për lexim edhe gjatë stinës së pushimeve.