ACT NOW diskuton mbi Korrupsionin

Në 28 Janar, si pjesë e programit Folësi i Ambasadës, Kordinatorja e Iniciativës ACT NOW Elizabeth Barnhart bëri një prezantim shumë stimulus me nxënës të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja mbi Korrupsionin dhe efektet e tij në shoqëri. Prezantimi i saj nxiti një diskutim tepër interaktiv me nxënësit rreth shkaqeve të korrupsionit publik si edhe pasojat e tij në jetën sociale, politike dhe ekonominë e vendit. Znj. Barnhart theksoi faktin se korrupsioni e ngadalëson demokracinë dhe shtetin ligjor dhe inkurajoi nxënësit të bëhen qytetarë të përgjegjshëm duke mos pranuar të paguajnë rryshfete, të ngrihen kundër padrejtësive dhe të raportojnë rastet korruptive, e gjithe kjo për një të arrdhme më të mirë për Shqipërinë.