Teksti i Intervistës së Ambasadores së SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield Me Blendi Fevziu, Opinion, TV Klan

Blendi Fevziu: Ambassador Greenfield, welcome to Albania, and thank you for being here tonight. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Faleminderit që më keni ftuar. 

 Blendi Fevziu: Ambasador Hoxha, shumë faleminderit që jeni këtu sonte. 

 Ambasadori Hoxha: : Shumë faleminderit. Jam në shtëpi. 

 Blendi Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Shqipëri? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Deri tani, shumë mirë. Erdha dje dhe menjëherë fillova programin. Pashë qytetin tuaj të bukur dhe eca nëpër sheshin kryesor. 

 Blendi Fevziu: Kohë e mrekullueshme, mendoj. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mendoj koha ishte e jashtëzakonshme dhe deri tani kam pasur një pritje shumë të ngrohtë. Domethënë, s’kam ankesa. 

 Blendi Fevziu: Vizituat diçka specifike në vend, në qytet, të themi… 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, erdha me një qëllim. Qëllimi ishte të ripohoja marrëdhënien tonë të fortë me qeverinë tuaj. Kemi pasur 100 vjet. Dhe tani, jam ulur ngjitur me këtë zotëri të ri në Këshillin e Sigurimit; jemi partnerë dhe tërësisht aleatë në Këshillin e Sigurimit. 

 Blendi Fevziu: Faleminderit, Ambasador. Pak çmenduri. E jashtëzakonshme. 30 vjet më parë kur filluat karrierën tuaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u ulur pranë Ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara. 

 Ambasadori Hoxha: : Më shumë se çmenduri, është e pabesueshme. Dhe ajo që ka ndodhur është absolutisht fantastike, por ja që ka ndodhur. Ka ndodhur. Më lejoni t’ju them diçka. Kur Kryeministri më kërkoi të përfaqësoj Shqipërinë në dhe të kthehem në Kombet e Bashkuara dhe të je maty ku Shqipëria nuk ka qenë kurrë, në Këshillin e Sigurimit, e dija që do të ishte nderi i jetës sime dhe zeniti i karrierës sime. Por kishte diçka që nuk e dija, se sangusht[ do të punonim dhe se sa njerëz të mrekullueshëm do të takoja dhe se sa e fortë është partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara dhe me Misionin në OKB. Dhe me Ambasadoren Thomas-Greenfield, e cila nuk është vetëm Ambasadorja, jo vetëm një grua e fuqishme, por është një autoritet moral në Këshill. Faleminderit shumë.
 

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Dhe një mike, sigurisht. 

 Blendi Fevziu: Sigurisht, të jemi pak më të hapur. Dakord, bashkëpunojmë, jemi miq të ngushtë, por Amerika është Amerikë. Shqipëria si vend i vogël mund të ndihmojë me disa gjëra, por vërtet, keni nevojë për ndihmën tonë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota… 

 Blendi Fevziu: Me të vërtetë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota në Këshillin e Sigurimit dhe çdo votë ka rëndësi. Dhe vota e Shqipëriisë është po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës. Dhe kur jemi në Asamblenë e Përgjithshme, secila vote është e barabartë. Pra, po, mund të jetë vend i vogël, por është një vend i vogël që mban më shumë peshë. 

 Blendi Fevziu: Jeni e kënaqur me ambasadorin tonë në Kombet e Bashkuara? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund të isha më e lumtur se sa jam me ambasadorin tuaj në OKB dhe me vendin tuaj në përgjithësi. Ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm, një partneritet vërtet i fortë që kemi kur punojmë për çështjet, qoftë kur merremi me situatën në Ukrainë, kur merremi me sulmin e fundit nga Iranianët kundër sistemit tuaj kibernetik, po punojmë shumë ngushtë me Shqipërinë dhe është një partneritet që do të mbetet gjithnjë i fortë. 

 Blendi Fevziu: Normalisht në fund të mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në këshillin e Sigurimit, do ju pyes, a ngelët të kënaqur me Shqipërinë? Sepse tani jemi në mes të mandatit. Por, po pyes Ambasadorin, çfarë do të thotë për ju të jesh bashkë-penëmbajtës me Shtetet e Bashkuara në OKB?  

 Ambasadori Hoxha: Faleminderit Blendi që e bëtë këtë pyetje sepse është shumë e lehtë për t’u shpjeguar. Të jesh bashkë-penëmbajtës praktikisht do të thotë të mbash penën, pra të shkruash variantin e parë, të propozosh ose… 

 Blendi Fevziu: Të shkruash me dy duar… 

 Ambasadori Hoxha: Ndonjëherë, në kompjuter, po. Por do të thotë të jesh në ballë të një çështjeje. Pra, bashkë-penëmbajtja për Ukrainën me Shtetet e Bashkuara na bën propozuesit e parë për gjithçka që do të ose mund të ndodhë në Këshill. Dhe jemi të parët që thërrasim mbledhje. Jemi të parët që propozojmë dokumente si projekt-rezoluta. Jemi të parët të propozojmë ndonjë deklaratë të përbashkët… 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Dhe negociojmë bashkë edhe me anëtarë të tjerë. Pra, zëri i tij është po aq i fortë sa zëri im si bashkë-penëmbajtës, sepse po negociojmë me partnerët tanë për të siguruar mbështetjen e tyre për rezolutat që hartojmë. 

 Blendi Fevziu: Në Kombet e Bashkuara. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po. 

 Blendi Fevziu: A mund t’ju pyes për çështjen më të rëndësishme në botë? Tema në botë tani është lufta në ukrainë. Normalisht, a ka ndonjë mënyrë për paqe në Ukrainë? Dhe cilat janë vijat e kuqe në këtë proces? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia, që Putin të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës. Kjo është një luftë e paprovokuar. Nuk kishte asnjë arsye që Presidenti Putin të fuste trupat brenda Ukrainës. Dhe kemi punuar bashkë për t’i izoluar në Këshillin e Sigurimit dhe për t’i izoluar në Asamblenë e Përgjithshme. Janë dënuar me forcë nga bota për veprimet e tyre. U bëmë 143 vende bashkë për të dënuar ankesimet ose aneksimet e tentuara të tyre në Ukrainë. Dhe ata e kanë dëgjuar fort dhe qartë se nuk do ta njohim kontrollin e Rusisë mbi territorin ukrainas që kanë pushtuar. 

 Blendi Fevziu: Po, kjo është e sigurt. Por problemi është që Putini ka bërë të vetat territore në Ukrainë pas një referendumi të rremë dhe me një vendim të parlamentit rus. Asnjë vend në botë nuk mund ta pranojë këtë pushtim. Por tashmë ata janë nën protektoratin, protektoratin nuklear të Federatës Ruse. A ka ndonjë mundësi që ato territore t’I kthehen Ukrainës? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ukrainasit po luftojnë me çdo qelizë të trupit për të rimarrë kontrollin e territorit të vet dhe ne po i mbështesim në çdo mënyrë të mundshme që të rimarrin kontrollin e territoreve të tyre. 

 Blendi Fevziu: Mendoni se do të jetë luftë e gjatë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund ta parashikoj sa e gjatë do të jetë lufta. Do të mbarojë nesër nëse Rusia merr vendimin t’i tërheqë trupat që aty. Ukrainasit do të duhet të luftojnë sepse ditën që ndalojnë së luftuari, humbasin vendin e tyre. 

 Blendi Fevziu: Jo vetëm ata. Gjitha bota e lirë, në një këndvështrim. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një luftë. Është sulm ndaj të gjitha vlerave që përfaqësojmë. Është një sulm ndaj Kartës së OKB-së. Është një sulm ndaj sovranitetit të një vendi më të vogël, ndaj integritetit territorial të atij vendi. Dhe do të duhet të punojmë të gjithë për t’i mbrojtur. Dhe kemi qenë partnerë në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të Ukrainës. 

 Blendi Fevziu: Ju bëj edhe një pyetje tjetër dhe pastaj Ambasadorit Hoxha. Normalisht, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një shkelje e të gjitha rregullave të botës dhe veçanërisht të Kartës së OKB-së. A mundet Rusia të vazhdojë të jetë një anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara pas këtiij pushtimi? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, fatkeqësisht, janë anëtar i Këshillit të Sigurimit dhe… 

 Blendi Fevziu: Por, në një botë të re tashmë, sepse është e para herë që prej Luftës së Dytë Botërore që sulmohet një vend pa asnjë justifikim. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një pyetje absolutisht me vend. Është një botë e re, jo vetëm kanë sulmuar një vend tjetër dhe janë anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit; kanë kërcënuar të përdorin edhe armë bërthamore. Dhe nuk janë këto veprimet që pret nga një vend që është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. 

 Ambasadori Hoxha: Dhe nëse mund të plotësoj Ambasadoren, janë ligjërisht një anëtar i Këshillit të Sigurimit, anëtar i OKB-së, por moralisht kanë humbur absolutisht çdo gjë për të qenë një anëtar i një bashkësie të respektuar si Kombet e Bashkuara, sepse siç e vutë në dukje me të drejtë, Karta dhe Neni 2, i cili flet për vendet që duan paqen dhe janë pjesë e bashkësisë, bashkësisë së kombeve, pra Kombeve të Bashkuara. Pra moralisht, kanë humbur absolutisht çdo gjë që kanë, por ligjërisht, po, sistemi është i tillë. 

 Blendi Fevziu: E dini, ai vend është problem gjithashtu. Nëse lufta vazhdon, Rusia do rrijë brenda territorit. Ata janë të pushtuar. Nuk është më territori i tyre. Dhe ata do vazhdojnë të qëndrojnë në Këshillin e Sigurisë së kombeve të Bashkuara. Kjo është disi absurde. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një pyetje e ngritur shpesh, për të gjithë ne është diçka që e mendojmë rregullisht. Duhet të merremi me atë që kemi në tryezë tani dhe do të vazhdojmë t’i izolojmë. Do të vazhdojmë t’i dënojhmë. Dhe kur të mos mundemi në skenëne Këshillit të Sigurimit, do ta çojmë në Asamblenë e Përgjithshme, siç e kemi bërë dy herë dhe ata kanë humbur. 

 Blendi Fevziu: Faleminderit. Ambasador, Rusia ka qenë tepër agresive ndaj Shqipërisë në nivel diplomatik, por ehde në shoqëri, në televizionet ruse. Ata po sulmojnë Shqipërinë. Pse ky problem midis Rusisë dhe Shqipërisë? 

 Ambasadori Hoxha: Nuk ka problem me Rusinë dhe Shqipërinë. Ka një problem midis Rusisë dhe botës. Dhe Shqipëria është pjesë e botës. Dhe e kemi parë këtë në OKB. 

 Blendi Fevziu: Rusia është e madhe. 

 Ambasadori Hoxha: E madhe. 

 Blendi Fevziu: Rusia është e madhe, ne jemi të vegjël. Përse me ne? 

 Ambasadori Hoxha: Ne jemi anëtarë të Këshillit të Sigurimit për këto dy vjet. Pra jemi mes atyre që jo vetëm po diskutojnë, jo vetëm mbajnë qëndrime, por edhe vendosin çdo herë. Dhe unë shpresoj që një ditë do të jemi në pozicion që Këshilli të vendosë edhe për këtë çështje. Jo atje, por sikur po kapen, nëse ju kuptova drejt, sepse jemi anëtarë i grupit rajonal; pra vetëm dy vende të Grupit të Europës Lindore në Këshill. Rusia si anëtare e përhershme dhe një anëtare e zgjedhur që është Shqipëria. Dhe sigurisht, qëndrimet që kemi marrë, qëndrime parimore, nuk kemi problem me rusët, kemi problem me qeverinë e Rusisë me vendimin që kanë marrë. Dhe po qëndrojmë fort për këto parime dhe vlera sepse janë vlera që qëndrojnë në thelb të politikës sonë të jashtme. 

 Blendi Fevziu: Ne e besojmë këtë, absolutisht. Ambasadore, Presidenti Putin po e shton retorikën e luftës bërthamore. A është vetëm retorik apo duhet të kemi frikë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: I kemi përcjellë mesazhe Presidentit Putin si drejtpërdreejt ashtu edhe përmes të tjerësh, se është e papranueshme që të përdorë atë lloj gjuhe si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Është diçka që nuk presim një vend që ka besim tek vetja të përdorë atë lloj gjuhe, por po e marrim seriozisht. Po e marrim seriozisht këtë. E kemi ngritur në kontekstin e Këshillit dhe po vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën në çdo rast në mënyrë që të mund të mbrojnë veten. 

 Blendi Fevziu: Është një situatë e çmendur, të mendosh që një person i vetëm, jo institucionet, jo parlamenti, asgjë, vetëm një njeri – one-man show – kjo është e çuditshme. Një shtet i madh si Rusia, dhe ndaj dua t’ju pyes; të gjithë janë të përqëndruar të Rusia. Rusia ka edhe problemet e veta të brendshme, probleme të mëdha me sanksionet dhe probleme ekonomike. Por, ky është edhe një moment kur Kina po forcohet. Kina është e pranishme kudo në Europë. Janë në Afrikë. Në çdo vend që viziton, do gjesh hotele kineze, investime kineze, ndërtime kineze. A po krijon Kina një profil të ri në botë, më të fuqishëm se më parë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Sigurisht që janë. Kanë bërë përpjekje vërtet të bashkërenduar për të mbushur hapësira – për arsye që vetëm ata mund t’jua thonë – që mendojnë se janë të hapura për ta. Sigurisht u futën në hapësira nga ku u tërhoqëm ne në vitet e shkuara kur nuk ishim anëtarë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Kur u tërhoqëm nga OBSH. Pra, janë përpjekur të mbushin këto hapësira. Kanë bërë çmos në Nju Jork në përpjekje për të vendossur sistemin e vlerave të tyre brenda sistemit të OKB-së. Por ne jemi kthyer tashmë. Jemi kthyer. Dhe ne po ushtrojmë udhëheqësinë tonë. Po zmbrapsim përpjekjet e tyre kudo në botë për të ripërkufizuar rendin botëror. Dhe po punojmë shumë, shumë ngushtë me të gjithë partnerët tanë për t’u siguruar që vlerat që janë sanksionuar në Kartën e OKB-së të respektohen nga të gjithë anëtarët. 

 Blendi Fevziu: Po flitet për një botë shumëpolare, le të themi, jo një botë me dy apo tri fuqi, por ndyshe. Edhe me fuqi lokale. Është e vërtetë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mendoj se ata këtë argumentojnë.  Dhe ne në fakt shohim një botë shumëpolare. Shohim një OKB që duhet reformuar. Kemi folur që kohët e fundit, ku Jugu Global nuk ka përfaqësim të mjaftueshëm – për shembull në Këshillin e Sigurimit. Prandaj po diskutojmë shumë haptas dhe shumë seriozisht për reformën e Këshillit të Sigurimit dhe se si mund ta bëjmë Këshillin e Sigurimit më përfshirës, më përfaqësues të zërave të Jugut Global dhe të tjerëve që nuk përfaqësohen në Këshill. 

 Blendi Fevziu: Vende të tjera duan të luajnë një lojë – le të themi – tjetër, vende si Turqia, Meksika, Afrika e Jugut, disa herë irani, gjithashtu, në njëfarë mënyre. Ka vende që duan të dalin prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në varësi të interesave të tyre, jo interesave kombëtare. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mendoj se pjesë e kësaj është që duan t’i luajnë ato role në OKB dhe duan të jenë pjesë e zërit më të gjerë të Kombeve të Bashkuara. Ndaj po dëgjojmë se ç’kanë për të thënë. Duam të dëgjojmë zëra të ndryshëm që të dëgjohen në Këshillin e Sigurimit. Dhe prandaj Presidenti Biden shpalli në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme se ne mbështesim edhe zgjerimin e Këshillit të Sigurimit. 

 Blendi Fevziu: Si janë marrëdhëniet tona me Iranin në Kombet e Bashkuara? 

 Ambasadori Hoxha:  Hm, të ngrira. 

 Blendi Fevziu: Të ngrira, e di… 

 Ambasadori Hoxha: Nuk kemi më marrëdhënie me ekipin e Iranit. Është pjesë e mënyrës si zhvillohen marrëdhëniet kur shkëput lidhjet diplomatike. Por ama flasim për Iranin. Çdo herë që kemi diçka për të thënë dhe flasim për Iranin kur flasim për Sirinë, flasim për Iranin kur flasim për të drejtat e njeriut, siç bëmë me Ambasadoren Linda kur organizuam takimin e parë dhe unik. E quajtëm Formula Arria. Është një takim joformal i Këshillit mbi protestat që vazhdojnë në Iran dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pra, nuk e harrojmë Iranin. 

 Blendi Fevziu: Por ata po e krcënojnë Shqipërinë, media, jo qeveria. Po e kërcënojnë Shqipërinë madje me sulme dronësh apo çfarëdolloj terrorizmi tjetër. 

 Ambasadori Hoxha: Mendoj se kanë bërë më shumë se sa kërcënime sepse kemi sulmin kibernetik dhe ne po… 

 Blendi Fevziu: Po flasim për sulme fizike… 

 Ambasadori Hoxha: Dhe po merremi me atë. Shpresoj që nuk do të shkojnë kurrë aty sepse është një shkallë tjetër dhe një lloj tjetër situate. Duhet ta marrim shumë seriozisht. Po diskutojmë me partnerët. Po diskutojmë, sigurisht me SHBA, por edhe me aleatët europianë dhe NATO. Dhe shpresoj shumë se nuk do të ndodhë ndonjëherë. Por nëse ndodh, ne do të dimë si të përgjigjemi, jo vetëm por me partnerët tanë. 

 Blendi Fevziu: Si mund ta ndihmoni Shqipërinë në këtë drejtim? Në lidhje me Iranin. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Kemi filluar tashmë të përgjigjemi ndaj sulmit më të fundit kibernetik; identifikuam Iranin si burim të atij sulmi dhe e ndamë atë informacion menjëherë me qeverinë e Shqipërisë. Këshilltari ynë i Posaçëm Presidencial dhe Ambasadori i Posaçëm për Kibernetikën është këtu në Shqipëri sot duke punuar me qeverinë për të folur se si mund të përgatitemi që të përballemi me sfidat që Iranianët kanë paraqitur ndaj sistemit tuaj kibernetik këtu. Dhe do të vazhdojmë diskutimet me qeverinë se sim und të mbështesim më shumë. 

 Blendi Fevziu: Ata po mbështesin gjithashtu hapur Rusinë në luftën me Ukrainën. Po u dhurojnë rusëve dronë dhe armë të tjera. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po, ministri i jashtëm në fakt e pranoi, fillimisht. 

 Blendi Fevziu: Vetëm në fillim të luftës… 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Në fillim e mohuan. Tani thotë që kanë furnizuar dronet por jo sistemet e armatimit. Por ne e dimë se çfarë kanë bërë dhe i kemi treguar me gisht për atë që kanë bërë. 

 Blendi Fevziu: Dhe si e shihni rolin e Turqisë në lidhje me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Tani, Turqia është… 

 Blendi Fevziu: Presidenti Erdogan po mundohet të luajë një rol… 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Kanë luajtur një rol interesant. Turqia pati rol kyç… 

 Blendi Fevziu: Çfarë është një ‘rol interesant?’ 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Për shembull, patën rëndësi kyçe për të ndihmuar Sekretarin e Përgjithshëm që të arrinte marrëveshjen për nismën e Grurit të Detit të Zi dhe e kanë mbështetur procesin gjithë kohën. Pa qeverinë turke, nuk mendoj se marrëveshja e grurit do të ishte arritur aq shpejt sa u arrit. Dhe ne i falënderojmë për këtë. Presidenti Erdogan po ashtu ka tentuar të luajë një rol në komunikimin me Presidentin Putin, që duhet të largohen nga Ukraina. Duhet që – në këtë luftë që po ka ndikim. Dhe ky është roli që kemi parë deri më sot. Dhe i vlerësojmë përpjekjet që kanë bërë. 

 Blendi Fevziu: Ambasador, cilat janë marrëdhëniet tona me Turqinë? E dini, në Shqipëri ka shumë komente në lidhje me këtë. 

 Ambasadori Hoxha: Marrëdhëniet tona janë shumë të mira sepse Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë. 

 Blendi Fevziu: Pra, dronët Bajraktar që ne po marrim nga Turqia, që dua të them… 

 Ambasadori Hoxha: Po i blejmë në mënyrë të ligjshme, kur të ndodhë. Kemi bashkëpunim shumë të mirë në nivele të ndryshme. Pra, mund të flas për bashkëpunimin që kemi në OKB, me ekipin e Turqisë atje për një numër çështjesh. Ata janë një aktor i rëndësishëm. Dhe siç e përmendi Ambasadorja Greenfield, duhet të mbajmë kanalet e diskutimit hapur në mënyrë që kushdo të mund të bisedojë me Putinin dhe të përpiqet ta bëjë që t’i thërrasë arsyes është më se i mirëpritur, sepse kjo është pjesë e diplomacisë. Është thelbi i diplomacisë. Nuk i mbyllim asnjëherë dyert. Mund të mos biem dakord, thellësisht për çdo gjë që ndodh në Ukrainë. Por mendoj se gjithmonë duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të biseduar. Dhe Turqia e ka bërë këtë dhe mendoj se kjo vlerësohet nga kushdo. 

 Blendi Fevziu: Faleminderit Ambasador. Ka tension në këtë moment midis Shqiptarëve dhe Serbëve në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse Bashkimi Europian po mundohet të krijojë një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Serbisë. Por, në këtë moment kemi tensione të mëdha në veri. Çfarë mendoni për një marrëveshje midis qeverisë së Kosovës dhe Serbisë? Po thonë që është Rusia që e krijoi problemin përmes Beogradit. 

 Ambasadorja Thomas Greenfield: Për vite me radhë ne kemi mbështetur ecjen përpara dhe vendosjen e stabilitetin në këtë rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit. E patëm këtë diskutim sot me qeverinë shqiptare se sim und të komunikojmë më mirë për këto çështje dhe se çfarë veprimesh shtesë mund të ndërmarrim për t’u siguruar që stabiliteti të vendoset dhe që vendi të mos përfundojë në konflikt përsëri. 

 Blendi Fevziu: Cila do të jetë zgjidhja për këtë në atë zonë? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: E dini, mendoj se një marrëveshje midis të dy palëve është një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët. Ajo nevojitet. 

 Blendi Fevziu: Po, absolutisht, por pas 23 viteve ky është ende një problem. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është ende problem pas 23 vjetësh. Por nuk kemi hequr dorë dhe as ata nuk duhet të heqin dorë. Duhet të vazhdojnë drejt paqes sepse nuk ka alternativë. Nuk mendoj se ndonjë prej nesh do që t’i shohë të kthehen tek konflikti përsëri. 

 Ambasadori Hoxha: Edhe diçka – arritja e marrëveshjeve të tilla mes kundërshtarësh dhe duke pasur parasysh ç’ka ndodhur në Kosovë, siç e dimë, nuk është e lehtë. Prandaj ka zgjatur kaq shumë kohë. Por këtë herë po ndodh diçka ndryshe dhe duhet ta kuptojmë dhe duhet të komunikojmë për këtë. Është hera e parë që kemi jo një të dërguar të posaçëm të BE-së, por kemi edhe të dërguarin e posaçëm të SHBA dhe këshilltarët e posaçëm të politikës së jashtme të qeverive francize dhe gjermane. Pra, kemi katër persona. Kemi kaq shumë fuqi të bërë bashkë që nuk ka ndodhur më parë me një propozim konkret në tryezë. Dhe kjo është diçka që as Kosova dhe as Serbia nuk duhet ta çojnë dëm. Është një çast unik për ta nxitur fort. 

 Blendi Fevziu: Konflikti është aty ende pas 23 vitesh. Është e pabesueshme. 

 Ambasadori Hoxha: Mendoj se mund të merremi me të gjitha këto çshtje teknike dhe ato kanë rëndësinë e tyre. Asgjë, as targat, nuk kanë atë lloj rëndësie, domethënieje sa përpjekja për të ecur vërtet përpara sepse është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Nuk do të ketë zgjidhje në asnjë nga çështjet nëse nuk ka marrëveshje. Dhe për marrëveshje, duhen dy palë. 

 Blendi Fevziu: Dy pyetjet e fundit. Çfarë keni mësuar këto 10 vitet e fundit në Këshillin e Sigurimit? 

 Ambasadori Hoxha: Nuk kam arritur ende tek pika për të nxjerrë përfundime, por ajo që kam mësuar është që, e para, nuk mund të marrësh asgjë si të qenë. Shkon atje, je një vend i vogël, ke zërin tend, por je një në 15. Dhe nëse shkon atje me kompleksin se je i vogël, më mirë të mos jesh atje. Ti je aty si kushdo tjetër. E dimë që janë pesë vende të përhershme. Por siç po thoshte 

Linda, dhe dua të theksoj se i bëjmë gjërat bashkë; dhe kur marrim një telefonatë nga Linda se ka nevojë të organizojmë një takim, a mund ta bëjmë bashkë? Kjo na jep jo vetëm rëndësi por edhe mundësinë për të qenë atje vërtet dhe për të bërë pjesën tonë. Pra, ajo që kam mësuar është se duhet të punosh fort, nuk ka pushime, duhet vetëm të punosh. 

 Blendi Fevziu: Ambasadore, pyetja e fundit. 40 vite më parë, kur ju filluat shërbimin diplomatik, Bashkimi Sovjetik isht kërcënimi i vetëm, ose më i madh, ndaj demokracive përëndimore. Pas 40 viteve, përsëri, Rusia, me një ish-agjent të KGB-së është përsëri kërcënim ndaj demokracisë botërore. Ka sfida të tjera moderne për ne? 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Sigurisht ka sfida të tjera. Dhe prandaj është kaq për të ardhur keq që Rusia ka krijuar këtë problem të ri për ne. Po merremi tani me një pandemi që ka pasur një ndikim tepër, tepër të madh në botë. Po merremi me ndryshimet klimatike. COP 27 po zhvillohet pikërisht tani dhe vendet janë ulur në tryezë në përpjekje për t’u marrë me sfidat e mëdha, të stërmëdha që ndryshimet klimatike kanë imponuar në mjedisin tonë. Në botë tani ka 100 milionë refugjatë. Pra, ka shumë sfida botërore me të cilat po merremi, përfshi që tani duhet të merremi me kërcënimin ndaj paqes ndërkombëtare që Rusia ka krijuar. 

 Blendi Fevziu: Faleminderit shumë, Ambasadore Greefield dhe shpresoj që do ktheheni në vendin tonë për një vizite tjetër. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Faleminderit shumë. Jam e lumtur që jam këtu dhe pres me kënaqësi vizitën tjetër dhe shpresoj të vizitoj mikun tim të mirë këtu. 

 Ambasadori Hoxha: Po. Dhe herën tjetër, jo dy ditë me nxitim. 

 Blendi Fevziu: Ambasador, faleminderit. 

 Ambasadori Hoxha: Kënaqësia ime. 

 Blendi Fevziu: Faleminderit shumë. 

 Ambasadorja Thomas-Greenfield: Faleminderit juve.