25 vjetori i Rënies së Komunizmit në Shqipëri

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit Amerikan, dua të shpreh urimet e mia më  të sinqerta për të gjithë shqiptarët, ndërsa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila shënon 25 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Ky ndryshim historik u bë i mundur nga udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të cilët u mbështetën nga qytetarët që marshuan dhe protestuan kundër diktaturës, si dhe u ndihmuan nga ish anëtarët kurajozë të partisë që vunë në vend vullnetin e popullit.

Me këtë rast, ne vlerësojmë arritjet që Shqipëria ka bërë gjatë këtij çerek shekulli. Sot, Shqipëria është një aleate e NATO-s, dhe jep ndihmën e saj në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shqipëria është gjithashhtu edhe në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik, duke ndërmarrë reforma për të forcuar institucionet e saj demokratike dhe duke zhvilluar ekonominë e tregut të lirë. Shtetet e Bashkuara e çmojnë miqësinë e tyre të ngrohtë me qeverinë e Shqipërisë dhe populin e saj, dhe do të vazhdojnë të punojnë për ta thelluar këtë marrëdhënie në të ardhmen.

Sekretari i Shtetit, John Kerry.